Liqeni i Ohrit po shterret për prodhimin e energjisë elektrike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.02.2023, 17:58

Liqeni i Ohrit po shterret pa pushim për prodhimin e energjisë elektrike, alarmojnë ambientalistët. Të gjitha zonat e bregut të liqenit janë të thata. Ekspertët vlerësojnë se reduktimi i vetëm një centimetri ujë, nga niveli nënkupton humbjen e 3,5 milionë metër kub të liqenit, i cili është edhe baseni më i madh natyror i ujit të pijshëm në Evropën Juglindore.

Dimçe Majkoski-Shoqata e peshkatarëve Shën Apostulli Petar-Ohër “Niveli i liqenit nuk duhet të bjerë nën pikën zero. Tani shohim se është diku 3-5 centimetra nën atë pikë. Kjo është për qëllim që uji të përdoret për prodhim të energjisë elektrike. Megjithatë, të dëmtosh një liqen që mbrohet nga UNESCO është e tmerrshme dhe e turpshme”.

Sipas të dhënave të Elektranave të Maqedonisë, niveli i liqenit sot është vetëm 12 centimetra mbi lartësinë minimale dhe është 693,22 metra mbi nivelin e detit, por është edhe 53 centimetra nën lartësinë maksimale, e cila është 693,75. Nga kjo situatë vuajnë edhe varkëtarët.

“Duke qenë se nuk mund të ndalemi kudo, unë me varkën time, niveli i liqenit abuzohet nga autoritetet, të cilët, përkundrazi, duhet të kujdesen për nivelin e liqenit dhe shpeshherë niveli i liqenit është nën minimumin, për nevojat e centraleve të Drinit të zi” – Zoran Angeloski – varkëtar

Nga Elektranat shtetërore për Alsat thanë se për momentin nga liqeni i Ohrit po lëshohen 11 metër kub ujë në sekondë.

“Pjesa e Liqenit të Ohrit në prodhimin e energjisë elektrike nga SHA EMV aktualisht është 1%”.

Për shumë vite është diskutuar ideja e ndërtimit të një derdhjeje të automatizuar në digën e Drinit të Zi në Strugë. Por EMV thotë se kjo nuk mund të realizohet pa finalizuar marrëveshjen me Shqipërinë për ripërcaktimin e lartësisë minimale dhe maksimale të liqenit të Ohrit, si dhe me Komunën e Strugës, për pamjen e objektit, që të mos prishet imazhi autentik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit