19-vjeçari në Durrës kapet me armë në brez, në kërkim shoku i tij që rrezikoi jetën e policëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.02.2023, 16:20

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar në Durrës, i identifikuar si Orgito Vathaj, ndërsa është shpallur në kërkim shoku i tij Azem Allçi, pasi lëviznin në makinë me armë me vete. Shoferi, një 32-vjeçar për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.

Njoftimi i policise:

Durrës/Vijojnë operacionet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Late hours”, falë inteligjencës policore.

Operacioni, nga strukturat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë.

Qarkullonin me automjet, me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 19-vjeçar, shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.

Drejtuesi i automjetit, 32-vjeçari, për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas sigurimit të informacionit në rrugë operative se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy shtetas që qarkullon me automjet nga Manza në drejtim të Durrësit, kishin armë zjarri me vete, kanë organizuar operaconin policor të koduar “Late hours”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetitn e dyshuar tip “Ford” dhe i kanë dhënë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit O. V., 19 vjeç (pasagjer).

Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrolit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit