Në Paskuqan qytetarët dynden për patenta/ Qytetarja: Doktoresha e syve nuk punon se e shqetëson zhurma

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.02.2023, 12:31

Jetojmë në Shqipëri dhe ankesat e shqetësimet e qytetarëve për çështje të caktuara dhe nga më të ndryshmet nuk kanë fund. Së fundmi, kudo është temë diskutimi, rritja e çmimit të patentës, një vendim ky që rëndon akoma dhe më shumë në xhepat e shqiptarëve, të cilët kanë nisur të nxitojnë të bëjnë patentën sa janë në kohë, pa u rritur çmimi.

Në redaksinë tonë, ditët e fundit, mesazhet janë të pafundme, ku shihet se si qendrat shëndetësore të zonave të ndryshëm të Shqipërisë, përfshihen nga kaosi, për shkak të radhëve të gjata që krijohet nga qytetarët të cilët po dynden për të bërë patentat me çmimin aktual.

Sot, një qytetare na ka sjellë me pamje gjendjen kaotike në qendrën shëndetësore të Paskuqanit, ku siç shihet, grumbulli i njerëzve është tejet e i madh. Sipas qytetares, doktoresha e syve nuk jep shërbimin për qytetarët pasi ndihet e shqetësuar nga zhurmat, duke shtuar se u lodh pas 3 orëve punë dhe ka ikur për të pushuar, duke bërë që radha e njerëzve të shtohet, ndër të tjera, qytetarja thekson se çdo ditë, që pas njoftimit se çmimi i patentës do të rritet, policia shkon në qendrën shëndetësore të Paskuqanit rreth orës 14:00, nxjerrë jashtë doktoreshat dhe kështu qytetarët nuk arrijnë të marrin shërbimin.

Denoncimi i qytetares:

Qendra shendetsore Paskuqan. Doktoresha e syve nuk punon se e shqeteson zhurma. Rradh per patentat. Dmth grumbullim se rradh nuk mbante dhe nuk vendoste njeri. U lodh doktoresha se punoi 3 ore dhe gjen justifikim te pushoj pak. Ne oren 14:00 vjen policia nxjerr doktoreshat dhe perdit kjo histori me popullin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit