El Salvador ndërton burgun e tmerrshëm/ Të dënuarit flenë pa dyshek, mund të strehojë deri në 40 mijë kriminelë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.02.2023, 11:38

Një burg gjigant është hapur së fundmi në El Salvador, teksa janë transferuar edhe 2000 të burgosurit e parë. Ky institucion i vuajtjes së dënimit është bërë posaçërisht për anëtarët e bandave kriminale, që e kanë futur vendin në kaos dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ky objekt është projektuar për të strehuar rreth 40 mijë të burgosur dhe është një kërcënim i pastër për bandat kriminale, që kryejnë krime nga më të tmerrshmet. Ministri i sigurisë për vendin e Amerikës Qendrore paralajmëroi të burgosurit se "nuk do të largohen kurrë nga ai burg".

El Salvador ka një popullsi prej rreth 6.3 milionë banorësh. Ky burg vjen si rrjedhë e “luftës së nisur” nga presidenti Nayib Bukele kundër krimit. El Salvador pretendon se ky është burgu më i madh në në Amerikë. "Kjo do të jetë shtëpia e tyre e re, ku ata do të jetojnë për dekada, të gjitha të përziera, të paaftë për të bërë ndonjë dëm të mëtejshëm për popullatën”, tha presidenti ndër të tjera.

Ky burg nuk do të ketë përfshijë argëtim dhe asnjë dyshek për të burgosurit, që do të jetojnë në kushte tejet të vështira. 2000 kriminelët u shoqëruan me autobusë dhe një eskortë gjigante policie, përfshirë edhe helikopterët. Presidenti postoi një video ku shfaqeshin burra zbathur, me tatuazhe, të veshur vetëm me boksera të bardhë, të përkulur dhe me duart pas kokës.

Ata ishin grumbulluar afër njëri-tjetrit, secili i ulur me këmbët ndërsa rojet e armatosura me kapuç i shikojnë. Burrat u grumbulluan përpara se të çoheshin në grupe të mëdha në qelitë e tyre, ku lihen të ulur në dysheme përpara shtretërve metalikë. “Ne po e eliminojmë këtë kancer nga shoqëria”, tha ministri i drejtësisë dhe sigurisë Gustavo Villatoro në Twitter.

Ky burg i vendosur në Tecoluca, 74 kilometra (46 milje) në juglindje të kryeqytetit San Salvador, përbëhet nga tetë ndërtesa të ngritura prej betoni të përforcuar. Secila ka 32 qeli prej rreth 100 metrash katrorë, të dizajnuara për të mbajtur më shumë se 100 të burgosur.

Çdo qeli ka vetëm dy lavamanë dhe dy tualete. Ka vetëm 80 krevatë metalike për çdo 100 të burgosur, teksa grupet e të drejtave dhe vëzhguesit e kanë kritikuar ndërtimin si shkelje të standardeve të burgosjes. Të burgosurit do të dalin nga qelia vetëm për seancat gjyqësore me videokonferencë, ose për t'u ndëshkuar në një qeli izolimi pa dritare dhe pa drita.

Rreth 63,000 anëtarë të supozuar të bandave janë arrestuar që kur Bukele shpalli gjendjen e jashtëzakonshme muaj më parë, duke lejuar arrestime pa urdhër në vendin e rrënuar nga dhuna dhe krimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit