Met Rrumbullaku falë JOQ vjel Lekë me gjoba, s’arreston kontrollorin që dhunon qytetarët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.02.2023, 12:02

Me F5 në dorë Policia e Shtetit kur vjen puna për shkelje ligji nga ana e mjeteve përsa i përket sigurisë rrugore. Me bllok e stilolaps në njërën dorë e me tjetrën me maus ose gisht tek JOQ për të kapur ndonjë lek me gjoba nga ata që “bëjnë pilotin” me makina luksoze.

Mëngjesin e sotëm, u publikua rasti i një drejtuesi mjeti në Pogradec i cili mbi trotuar me shpejtësi kalonte në anën tjetër të rrugës. Mjeti nuk ishte as në pronësi të tij. Policia e Shtetit veçse fshiu logon e JOQ, njoftoi gjobitjen e drejtuesit me 400 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë ironikisht në anën tjetër një ngjarje me përmasa të mëdha dhe ndikim tek publiku, është rasti i kontrollorit Fredi Spahiu mbi të cilin ka dhjetra denoncime terrori nga qytetarë të intimiduar për jetën.

Duket se Rrumbullaku gjuan lekun sepse reagimi i gjobitjes së drejtuesit të mjetit në Pogradec ishte i menjëhershëm, por arrestimi i Fredi Spahiut s’është bërë ende i mundur sepse po e gjejnë dot,

Me siguri sepse po e kërkojnë tek “Tirana e Re”, ndërkohë që JOQ për t’ia lehtësuar punën, njofton PSH se që pasi rrahu udhëtarin me grushte e shkelma e u bë gati t’i binte me levë hekuri se nuk kishte biletën 40 lekëshe, e kanë transferuar në linjën e “Autotraktorëve”.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit