Vajza në foto është Anida Derstila nga Elbasani dhe ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. I vëllai i saj, u kërkon shqiptarëve, përmes JOQ, të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, që Anida të vazhdojë trajtimin e saj në spital. E reja vuan nga cirroza e mëlçisë, një sëmundje kronike. Anida momentalisht ndodhet në reanimacion, në një spital të Gjermanisë, ku po merr nga mjekët atje disa trajtime për sëmundjen.
Mirëpo këto trajtime duhet të vijojnë, por pamundësia ekonomike e Anidës dhe familjarëve të saj, ka bërë që ata të kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Sipas të vëllait të Anidës, trajtimet e mëtejshme për këtë sëmundje, kërkojnë një shumë të madhe parash, por për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike që ato kanë, kërkojnë ndihmë nga zemra e madhe dhe bujare e shqiptarëve.
Vëllai i Anidës:
Kam motren shume semure dhe ndodhet ne spital ne gjermani me demtimtim te rende te melcise deri tani ka bere disa trajtime por qe te vazhdoje trajtimi i cili kushton shume duhet te behet nje parapagese Ju lutem kam nevoje per ndihmen tuaj dhe te shqiptareve te shperndani nje link per mbledhjen e donacioneve
Kliko këtu për të ndihmuar Anidën!