Qytetarët të frikësuar për jetën, Policia s’e arreston! Vajza: Kontrollori sa s’më goditi në fytyrë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.02.2023, 10:49

Një tjetër rrëfim rrëqethës në lidhje me kontrollorin që terrorizon udhëtarët e transportit publik në Tiranë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një vajzë. E reja ka rrëfyer dhunën psikologjike të ushtruar nga kontrollori Fredi Spahiu dhe skemën e përdorur nga ky i fundit me të gjithë udhëtarët e autobusëve të linjës “Tirana e Re”.

Dhjetëra denoncime e mesazhe mbi Spahiun kanë bombarduar redaksinë e JOQ Albania, ndërkohë që asnjë reagim nuk ka ardhur ende nga Policia e Shtetit. Të terrorizuar qytetarët po rrëfejnë eksperiencat e tyre me kontrollorin që i bën të ndjehen të frikësuar për sigurinë e tyre ndërkohë që Muhamet Rrumbullaku shikon nga iPhone i tij tek JOQ skenat e dhunës së Spahiut mbi qytetarët e thjeshtë.

E frikësuar, vajza e përmbyll rrëfimin e saj duke i bërë thirrje autoriteteve të marrin masa për të!

E reja shkruan për JOQ:

”Pershendetje perpara 10 ditesh i kam treguar abonene me ka thene duhet karta e studentit. Ma mori abonene nga dora dhe i thashe urdhero karten e ID qe ta verifikosh qe jam i njejti person.

Plot arrogance me tha qe nuk ben pune qe keshtu me jep leket,dhe abonen shko mere tek X vend,une nuk e lashe me aq shkova dhe i thashe te ma jepte duke i nxjerre nje foto te kartes se studentit.

Ky ne mes te autobusit po me therriste dhe po me thoshte “ik moj andej, ik mos te shof”, historia vazhdon kur ne zbritem ne te njejtin stacion dhe po me kercenonte dhe i thashe se do njoftoj policine pasi po ndihem e kercenuar, me me tha “skane cfare me bejne”.

I thashe se ty duhet te te heqin nga puna urgjentisht dhe po me permendte leket dhe u afrua tek fytyra ime dhe me zgjati me force varesen e kontrollit duke me thene se eshte “pronar i autobuzave” se bashku ne djalin tjeter po me kerceninin ik se do e pesosh keq. Ju lutem te merren masa per kete perbindesh!

Ky kontrollor u be gati te me godiste ne monentin qe me drejtoi ne fytyre varesen e kontrollin duke cenuar cdo te drejte timen, ju lutem publikojeni!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit