Një person mbi 175 cm i gjatë rrezikon të preket nga patologji të caktuara, ky është përfundimi i një studimi amerikan të kryer së fundmi. Rezultatet e Million Veteran Program, u kryen për të kuptuar faktorët që ndikojnë tek shëndeti. Në studim, janë marrë 281 mijë persona, ku vlen të theksohet se janë testuar kryesisht meshkuj (91%) të bardhë (73%).
Pas studimit, rezultoi se personat më të gjata se mesatarja e përcaktuar në 175 centimetra kanë shfaqur probleme më të theksuara nervore, në veçanti për sa i përket neuropatisë periferike, që intereson nervat e këmbëve dhe duarve. Studiuesit thonë se arsyeja është presioni më i madh që këto persona ushtrojnë mbi kockat, muskujt dhe këmbët.
Gjatësia më e madhe asociohet sipas studimit edhe me një rrezik më të madh për sa i përket problemeve me koagulimin e gjakut, venat varikoze, celulitin dhe infeksionet në këmbë, veçanërisht ato te thonjtë.
Gjithashtu vlen të thuhet se personat e gjatë, rrezikohen më pak për të marrë sëmundje kardiake, si dhe kanë një qarkullim të gjakut më të mirë se mesatarja, dhe mundësi më të paketa për kolesterolin dhe hipertensionin, që sjellin rrezik për infarkt.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.