Fredi Spahiu kontrollori i linjës “Tirana e Re” që dhunon me levë hekuri udhëtarët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.02.2023, 08:50

Quhet Fredi Spahiu, kontrollori i linjës Tirana e Re i cili terrorizoi dy ditë më parë udhëtarët e autobusit të po së njëjtës linjë tek stacioni i Pallatit të Sportit, të cilin Policia e Shtetit duket se nuk e gjen dot.

Kontrollori i biletave Fredi Spahiu terrorizoi tërë opinionin publik me sjelljen kafshërore e çnjerëzore të denjë për pas hekurave. Pas publikimit të videos së dhunës mbi një udhëtar, denoncimet nga qytetarët mbi sjelljen e Spahiut në një linjë që i është dhënë leja për transport publik nga bashkia Tiranë, kanë qenë të pafundme.

Pasi shtriu në tokë e dhunoi me shkelma e grushte një të ri pasi nuk kishte në xhep biletën, ai mori një levë hekuri nga shoferi i autobusit i cili e nxori nga xhaketa dhe u bë gati ta përdorte mbi të djalin nëse aty nuk do ndërhynin udhëtarë të tjerë për ta larguar.

Skena e dhunës e denoncuar nga JOQ, nuk është e para e shënuar në historikun e veprave penale të linjës “Tirana e Re” me pronar Fatos Vrapin. Një shofer i kësaj linje është dhunuar më parë nga të afërm të pronarit që siç duket e kanë implementuar dhunën në rutinën e përditshme ditore të një linje transporti për qytetarët e Tiranës.

Përsa i përket licencës së kësaj linje, një skandal galopant është publikuar në media, ku cilësohej se kjo linjë punon pa certifikatë transporti.

Është detyrë e tre institucioneve të denoncojnë dhe të kontrollojnë parregullsitë: Policisë Bashkiake, të Agjencisë së Mbrojtjes se Konsumatorit, si dhe të DPSHTRR-së, por kryesisht e Policisë së Shtetit të marrë masa për Fredi Spahiun dhe kolegët e tij, për këdo që dhunon, kërcënon, shantazhon, terrorizon udhëtarët e urbanëve të Tiranës.

Fakti shqetësues në lidhje me këtë ngjarje është se Policia e Shtetit nuk ka reaguar duke i bërë udhëtarët e urbaneve të Tiranës të ndihen të pasigurt në kryeqytet.

Sa duhet t’i besojë populli Policisë së Shtetit dhe drejtorit aktual Muhamet Rrumbullaku nëse problematikët e të fortët e autobusëve enden të lirë?!

JOQ ALBANIA ka detyrim raportimin e ngjarjeve të tilla dhe nxitjen e organeve ligjzbatuese pëtë marrin masa. Përsa i përket rasteve të pafalshme të dhunës ndaj qytetarëve të pafajshëm, redaksia investigative nuk do ndalet së publikuari fakte derisa përgjegjësit të jenë pas hekurave, ose në të kundërt të provojnë se në Shqipëri ligji nuk funksionon dhe shteti ka rënë!

MË POSHTË MESAZHE DENONCUESE NGA QYTETARËT PËR KONTROLLORIN FREDI SPAHIU:

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit