Media zvicerane për ‘kamerat e krimit’ në Shqipëri: 500 të tilla vëzhguan rivalët dhe Policinë, Shkodra pika më e nxehtë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.02.2023, 22:24

Kamerat e instaluara në të gjithë qytetet e Shqipërisë, të çmontuara së fundmi nga policia, kanë bërë që media zvicerane ’20 minuten’ t'i dedikojë një artikull operacionit ‘Fijet’ që çmontoi kamerat. Në artikull shkruhet se janë hequr të paktën 500 kamera të instaluara nga grupet kriminale që vëzhgonin njëri-tjetrin dhe Policinë e Shtetit, teksa thekson se pika e nisjes për hetimin e policisë për këtë rast ka qenë edhe Shkodra si pika më e nxehtë.

Artikulli

Në Shqipëri, kriminelët kanë instaluar rreth 500 kamera vëzhgimi për të spiunuar policinë dhe grupet rivale kriminale. Autoritetet shqiptare e hasën këtë gjatë një hetimi. Kamerat e vendosura nga individë apo grupe kriminale janë përdorur edhe për të marrë informacion për lëvizjen e forcave të policisë”, thuhet në një deklaratë. Rreth gjysma e kamerave të vëzhgimit të instaluara ilegalisht u gjetën në kryeqytet, Tiranë. Megjithatë, shumë kamera janë gjetur edhe në qytetin e Shkodrës.

Pika e nisjes për hetimin e policisë për këtë rast ka qenë Shkodra, e cilësuar si pikë e nxehtë e krimit të organizuar. Në mëngjesin e hershëm të 13 janarit 2023, disa lëndë plasëse shpërthyen në shtëpinë e shefit të policisë vendore Pëllumb Shpati. Në kuadër të hetimeve, policia ka hasur në kamerat e para të paligjshme.

Policia ka hequr menjëherë kamerat e vëzhgimit që ka gjetur. Megjithatë, bandat përgjegjëse shqiptare nuk u trembën nga kjo. Vetëm tre ditë më vonë, kamerat e vëzhgimit u gjetën sërish në të njëjtat vende; tetë ishin në vende publike, 13 ishin vendosur përgjatë një rruge. Sipas policisë, të gjitha kamerat e zbuluara ishin të lidhura me celularë. Megjithatë, hetuesit nuk ishin në gjendje të gjurmonin marrësit e lidhur. Deri më tani përgjegjësit nuk janë gjetur. Por gjithsesi nuk do të merrnin ndonjë dënim të ashpër me burg. Vendosja e kamerave të paligjshme të vëzhgimit është vepër penale, por dënohet vetëm me gjobë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit