Kompanitë që nuk ulin çmimet, nuk duhet të marin subvencione për rrymën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2023, 16:44

Vlerësoj se për kompanitë të cilat nuk e respektojnë marrëveshjen xhentile mes Qeverisë dhe odave ekonomike për uljen e çmimeve të produkteve të tyre, nuk duhet të vlejë masa për furnizim të energjisë elektrike me çmim të subvencionuar, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Nëse nuk ka arsye objektive për atë që çmimet të mos ulen edhe përkundër çmimit të subvencionuar të energjisë elektrike, atëherë normal që nuk do të marrin çmim të subvencionuar të energjisë elektrike, sepse ajo energji elektrike subvencionohet nga qytetarët e shtetit. Dhe këto janë mjetet e qytetarëve që të ulen çmimet e produkteve”, tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në prezantimin e investimit të ri të kompanisë gjermane “Gereshajmer”.

Ai përkujtoi se Qeveria në interes të qytetarëve caktoi çmim të subvencionuar të energjisë elektrike për kompanitë dhe në kohën kur ajo kushtonte 300-350 euro për megavat orë, shteti vendosi t’ua ofronte 80 euro për megavat orë.

Kryeministri, gjatë kësaj shprehu mirënjohjen e tij për të punësuarit në kompanitë energjetike për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në vend këtë vit me gati 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar, e cila u mundësua falë faktit se për herë të parë në 70 vjet, të gjitha objektet e prodhimit të energjisë elektrike janë në funksion.

Lidhur me zhvillimet në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, kryeministri Kovaçevski vlerësoi se ata kanë treguar se emërimi i Magdalena Filipovska Grashkoskas në postin e drejtoreshës së përgjithshme të FSSH-së ka qenë zgjedhje e duhur dhe ka përsëritur se do të propozojë që një nga inxhinieret që punojnë në përballjen me sulmet kibernetike t’i jepet një çmim shtetëror çmim në emër të të gjithë inxhinierëve që merren me pasojat e këtyre sulmeve dhe që në bashkëpunim me partnerët strategjikë e tejkaluan problemin për 14 ditë, edhe pse mesatarja për heqjen e pasojave të tilla është 24 ditë.

Ai bëri të ditur se në lidhje me sulmet kibernetike, së shpejti vendin do ta vizitojë ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, i përgjegjës për sulmet hibride, për të diskutuar bashkëpunimin me Selinë e Aleancës në përballjen e këtij problemi.

Kryeministri thekson se problemi me sulmet kibernetike është më i gjerë dhe e lokalizon në disa struktura që nuk duan që Maqedonia e Veriut të ketë politikë të jashtme në përputhje me BE-në, duke shtuar se hetimi fillestar në lidhje me alarmet e rreme për bomba tregon “të dhëna interesante”, të cilat nuk mund t’i komentojë derisa nuk përfundon procedura hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit