Vazhdoi debati kuvendor për zgjedhje të ministrave të rinj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2023, 15:27

Në Kuvend sot vazhdoi debati për zgjehdjen e ministrave të rinj të Drejtësisë, Shëndetësisë, të Shoqërisë Informatike dhe të Mjedisit Jetësor.

Ministër i Drejtësisë është propozuar Krenar Lloga, ministër i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

Ndaj deklaratës së djeshme për servisin publik radiodifuziv të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, i cili i bëro ofertë VMRO-DPMNE-së opozitare së pari të sillen ndryshimet kushtetuese, e më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sot nga fpltorja e Kuvendit u përjgigj deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

“Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dje dha oferta publike në një televizion nacional, i veshur me rroba të shtrenjta, siç i ngjan një njeriu me gjendje të tillë materiale dhe thotë kështu: ‘Ejani së pari të shkojmë për ndryshime kuhtetuese, e më pas të shkojmë në zgjehdje të parakohshme parlamentare’. I dërgoj porosi Grubit – Eja së pari të bëjmë kështu – të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, në ato zgjedhje të fitojmë, të bëjmë koalicion i cili me të vërtetë do të jetë proevropian dhe do të dëshirojë të bëjë reforma, projekte dhe vepra të cilat do ta evropianizojnë shtetin, por në të cilin nuk do të ketë kriminelë në politikë. Ta thajmë moçalin politik të vendit. Ata kriminelë t’i dërgojmë në histori. Të vijnë njerëz të cilët me të vërtetë e kanë mbështetjen e qytetarëve. Dhe përfundimisht njëherë e përgjithsmonë, ai njeri dhe të tillët si ai t’i dërgojmë atje ku meritojnë të jenë. T’i dërgojmë së pari në oranet e reformua të jurisprudencës. li drejtësia do të jetë e njejtë për të gjithë, e më pas t’i dërgojmë atje ku në pajtim me atë që e kanë vjedhur, meritojnë të jenë, e ai është burgu”, tha Stojanoski.

Sipas deputetit nga GROM, Ljupço Prenxhov, është simptomatike që në diskutimin për zgjedhjen e ministrave nga radhët e Aleancës për shiptarët, asnjë nga deputetët e kësaj partie nuk lajmërohet “të thotë dy fjalë nga foltorja e Kuvendit për atë se kush janë njerëzit të cilët partia i propozon për ministra”.

Debati për zgjehdjen e ministrave të rinj filloi dje, ndërsa pasoi pasi që pas pothuajse dy javësh kishte përfunduar diskutimi dhe ishin shkarkuar ministrat e deritnaishëm ga radhët e Alternativës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fillim të debatit për zgjedhje të ministrave të rinj, prej të cilëve tre janë nga radhët e Aleancës për shqiptarët, e kërkoi besimin nga deputetët për formim të, siç theksoi, një Qeverie më stabole, më të suksesshme, më efikase dhe më të fokusuar.

Në mbledhjen e 104-t duhet të shkarkohen edhe zëvendësministrat e Mbrojtjes, Bujsëqisë dhe Arsimi dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshuqur Abedini dhe Lulzim Aliu dhe të zgjedhen zëvendësit e tyre.

Në fillim të mbledhjes, që filloi më 13 shkurt, u konstatuan dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski dhe i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, si dhe zëvendësmsinistrave të Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski dhe Dtejtësisë, Agim Nuhiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit