Një djalë 16 muajsh është rritur aq shumë saqë tani peshon sa një tetëvjeçar dhe duhet të veshë rrobat e të atit. Muhammad Kenzi Alfaro është vetëm 16 muajsh, por peshon afro 30 kg dhe mban pelena në madhësinë XXXL.
Ai ha ushqime dhe luan me lodrat e tij ndërsa familja e tij mblidhet rreth tij në një përpjekje ekipore për t'u kujdesur për të. Mamaja e tij thotë se Kenzi nuk përshtatet më në karrocën e tij dhe se e kanë të vështirë ta ngrenë pasi ai nuk mund të mbajë veten.
Burri im është trupvogël dhe rrobat e tij i bëjnë djalit. E kam shumë problem për pelena, i duhen XXL. Në dyqan ka vetëm XL.
Prindërit janë të shqetësuar për rritjen jo normale të djalit të tyre dhe kanë vendosur t'i kryejnë atij të gjitha analizat e nevojshme për të zbuluar se çfarë e shkakton rritjen e tij. Edhe Ministri i Shëndetësisë së Indonezisë, Budi Gunadi Sadikin po monitoron me kujdes rastin e Kenzit pasi është diçka e rrallë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.