Në gusht shkoi me gomone, në dhjetor u kap në shtëpi bari, shqiptari: Kisha 10,000 £ borxh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2023, 14:09

Një shtetas shqiptar, Osli Tafani është dënuar me burg në Angli pasi u kap brenda një shtëpie e cila ishte shndërruar në fabrikë kanabisi.

38-vjeçari shqiptar i cili mbërriti me gomone në Britani në muajin gusht u detyrua të kujdesej për bimët e kanabisit në një shtëpi në Burslem për të shlyer borxhin e tij prej 10,000 £ ndaj bandës që i kishte paguar rrugën nga Shqipëria.

Tafani u arrestua kur policia bastisi pronën në orën 18:00 më 12 dhjetor. Policia gjeti 120 bimë kanabis të rritur në një dhomë gjumi; 145 bimë kanabis të korrur në një dhomë tjetër gjumi dhe 150 fidanë në papafingo. Dhe matësi i energjisë elektrike ishte anashkaluar. Ai tha se mbërriti në Britani në gusht të vitit 2022, pasi kishte parë një video në rrjetet sociale që ofrohej për të çuar shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Avokati i tij mbrojtës tha se ai u nis për në Britaninë e Madhe pasi mendonte se do të punonte në industrinë e ndërtimit. Pasi mbërriti me gomone, atij i morën pasaportën dhe dokumentet e identitetit dhe u dërgua në një hotel në Londër. Por banda që i siguroi rrugën e kërcënuan atë dhe familjen e tij. Atij iu tha se do të duhej të bënte punën që i dhanë ose do të vritej, nëse s'paguante borxhin 10,000 £.

Tafani, nga Barber Street, Burslem, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B. Ai është dënuar me 11 muaj burg pasi gjykata tha se ambjentet ku po jetonte po përdoreshin për prodhimin e kanabisit dhe ishin përshtatur për këtë qëllim me sisteme ngrohjeje dhe ventilimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit