“Ajo ishte shumë xheloze”/ Madjel Husa i dënuar më parë, e dashura e akuzoi për përndjekje

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.02.2023, 13:40

Madjel Husa, 47-vjeçari, që u arrestua për shkak se hodhi trupin e pajetë të Elton Tahirit, shokut të tij, në një përrua në zonën e Bërxullës, është dënuar më parë për përndjekje. Në vitin 2018 ai është dënuar me dy vite burg nga gjykata pikërisht për këtë akuzë.

Madjel Husa pretendonte se po mbahej në burg për shkak se familja e vajzës, që ishte 20 vite më e vogël se ai, nuk e dëshironte lidhjen e tyre prej diferencës së moshës. Ai u arrestua pas denoncimit të ish të dashurës së tij, e cila ankohej se ai e kërcënonte prej disa muajsh.

Më pas gjykata ndryshoi vendimin për shkak se e dashura e tij e kishte takuar në burg dhe i vendosi masën e arrestit të shtëpisë. Sipas, Madjel Husës historia e dashurisë kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi, por më pas ishin ndarë për shkak të zënkave të shumta për motive xhelozie.

Madjel Husa deklaroi në gjyq në atë kohë se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale. “Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, deklaronte Madjel Husa, i cili ndodhet në burg tashmë për shkak se hodhi në përrua trupin e pajetë të shokut të tij, i cili humbi jetën nga mbidoza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit