Një pllakë me mbishkrimin “Dardanus” gjendet në Shkup, hiqet për t’i hapur rrugën ndërtimit të një pallati

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2023, 13:14

Pak ditë më parë në Shkup, Maqedoni e Veriut janë zbuluar dy pllaka të vjetra me shkrime në latinisht. Në varrezat e lagjes "Karposh", punonjësit e një firme investitore kanë gjetur dy pllakat e vjetra ku në njërën prej tyre shkruhej qartë “Dardanus”.

Këto pllaka thuhet se janë shkruar nga një banor i Shkupit gjatë shekullit të gjashtë. Banori me emrin Epikrat thuhet se ka shkruar në pllakë për të shoqen dhe tre djemtë e tij, ku më i vogli prej tyre mban emrin ‘Dardanus’.

Sipas historisë, Dardanët ishin fis Ilir që shtriheshin në mesin e Ballkanit, kryesisht në Kosovën e sotme dhe rrethinën e saj dhe ata ishin fisi themelues i Mbretërisë së Dardanisë rreth shekullit IV p.e.s. Historianë thonë se Shkupi, ose Scupi siç njihej asokohe, ishte qendër e mbretërisë dardane dhe kjo është arsyeja pse pllakat janë gjetur aty.

Por zbulimi i këtyre dy pllakave ka ngjallur edhe shumë debate te opioni publik, ekspertët e historianët. Pllakat e zbuluara duken se janë dëmtuar, por nuk dihet nëse kanë qenë të tilla prej shumë kohësh apo janë dëmtuar gjatë gërmimeve për ndërtimin e një pallati.

Ky fakt nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, kryesisht shqiptarë të cilët shprehen se Maqedonia e Veriut po përpiqet të fshehë gjurmët e ilirëve në trojet e saj duke lejuar ndërtimet në zonat antike.

Autoritetet maqedonase thonë se pllakat do të hiqen dhe do të vendosen në muzeun e Maqedonisë. Kreu i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Arian Asllanaj ka deklaruar:

Po ju premtojmë se brenda dy ditësh kjo do të pastrohet e do të ruhet maksimalisht e do të ekspozohet në Muzeun e Maqedonisë, aty ku është e lejuar ruajtja.

Ndërkohë që vlen të thuhet se investitori privat që po kryen ndërtimet në zonën antike nuk ka lejuar mediat për të marrë pamje të zbulimit të kryer, me pretekstin se është pronë private. Kjo shton edhe më tepër dyshimet se pllakat janë dëmtuar gjatë punimeve të kryera së fundmi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit