Përplasjet VMRO-LSDM përforcojnë të Majtën, kur forcohet e Majta dobësohet shteti!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2023, 11:42

Skena politike në Maqedoninë e Veriut nuk ka pësuar ndryshime vetëm në kampin shqiptarë, hiç më mirë nuk është gjendja edhe në kampin maqedonas. Sepse, përplasje e dy partive më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM po ndikon në mënyrë të pavullnetshme në përforcimin e një partie që deri dje ka qenë e panjohur në skenë, dhe tani me disa politika nacionaliste doli sikurse “kërpudhë” pas shiut. Qytetarët maqedonas janë të dëshpëruar nga LSDM sepse vlerësojnë se kjo parti po u jep shumë shqiptarëve. Në realitet shqiptarët nuk janë në këtë vend lypsarë e kush sa po u jep, por janë popull shtetformues dhe pa shqiptarët nuk ka Qeveri, këtë gjë shumë mirë e ka kuptuar LSDM dhe prandaj po vepron në bazë të kësaj. Por, mungesën e një lideri nacionalist e anti-shqiptarë, sikurse ishte ish kryeministri, Nikolla Gruevski, qytetarët maqedonas po e plotësojnë me kryetarin e të Majtës, Dimitar Apasiev. Dhe, fërkimet mes dy partive kryesore shkojnë në llogari të kësaj partie, e cila vazhdon të rritet, e rritja e së Majtës zvogëlon e ngadalëson progresin e vendit, shkruan zhurnal.

VMRO-LSDM akuzohen e Majta përforcohet-

Javëve të fundit pothuajse nuk ka ditë që nuk lëshohen kumtesa për të sulmuar njëra tjetrën, LSDM nga pushteti dhe VMRO nga opozita. Për VMRO-në kryeministri Kovçaevski është vegël e Ali Ahmetit, për LSDM-në, VMRO-ja është parti destruktive që e bllokon vendin.

Afera korruptive, keqpërdorime të buxheti, e akzuza nga më të ndryshmet janë shkaqet që këto dy parti përplasen njëra me tjetrën. Ajo që e ka karakterizuar kampin politik maqedonas nga ai shqiptarë ka qenë fakti se në kampin maqedonas kanë funksionuar dy parti të mëdha LSDM dhe VMRO dhe trupi votues nuk është shpërnda, por kjo ka mbetur pjesë e së kaluarës.

Pasi aktualisht në garë mes këtyre dy partive është edhe një parti jo e re, por e panjohur deri dje për publiken është fjala për të Majtën e Apasievit, e cila ka siguruar në Kuvend dy ulëse, dhe gjatë kësaj periudhe kur partitë më të mëdha maqedonase po përplasen njëra me tjetërn nga kjo parti po qëndrojnë të heshtur dhe po veshtojnë situatën duke krijuar hapësirë për të pakënaqurit e këtyre dy partive që të trokasin te e Majta.

E Majta është parti që ka promovuar politika anit-shqiptare dhe kjo e bënë më të favorshme në kampin maqedonas, sepse ka dalë me këtë kauzë pikërisht në kohën kur shqiptarët janë në proces të faktorizimit dhe dy partitë më të mëdha maqedonase po i shohin shqiptarët si të vetmen rrugë përmes të cilës mund ta fitojnë pushtetin.

Kjo parti ndryshe njihet edhe si partia e të rinjve maqedonas, që kryetari kësaj partie Apasiev ka arrit me politikat e tij nacionaliste të josh të rinjtë e etur për politika ani-shqiptare. Dhe, në këtë formë ka marrë mbështetje të madhe rinore, dhe kjo mbështetje në zgjedhjet e ardhshme do të përkthehet në shtim të numrit të deputetëve dhe kjo e bënë këtë parti faktor të rëndësishëm në vend, që në realitet faktorizimi i së Majtës është shumë i parëndësishëm dhe i dëmshëm për vendin.

Çka do të thotë kjo për Maqedoninë e Veriut dhe të ardhmen evropiane të vendit?

Maqedonia e Veriut aktualisht ndodhet në udhëkryq, vazhdimi i rrugëtimit varet kryesisht nga lidershipi që i prinë proceseve në vend. Për të arrit në destincaionin e duhur duhet një unifikim gjithë partiak që sa më parë vendi të anëtarësohet në bashkësinë më të madhe më të sigurte dhe garantuese për perspektivën e secilit vend, Bashkimin Evropian.

Por, skena politike në Maqedoninë e Veriut ka edhe parti që janë destruktive dhe anti-evropiane, satelitët e këtyre partive janë të kthyer disa nga lindja e disa nga Rusia. E tillë është edhe e Majta e cila hapur shpreh qëndrimet e saja pro-ruse, dhe me fuqizimin e kësaj parti dobësohen gjasat për rrugëtimin evropian.

Prandaj, partitë në pushtet dhe ato në opozitë nëse mendojnë sinqerisht për të ardhmen e vendit duhet të jenë të kujdesshme dhe të unifikuara që të mos lejojnë fuqizimin e partive që shkatërrojnë të ardhmen evropiane të vendit. Për Maqedoninë e Veriut fuqizimi i të Majtës do të thotë kthim në kohë mbrapa minimumi 20 vite, atëherë kur shqiptarëve u mohohej edhe e drejta për arsim në gjuhën shqipe.

Por, tani është vonë shqiptarët kanë tre Universiteti në gjuhën shqipe, po udhëheqin me 8 ministri të vendit nga 16 gjithsej, dhe po dëshmojnë përgatitjen profesionale dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë. Prandaj, e Majta me politika nacionaliste dhe anti-shqiptare mund të manipulojë masën rinore maqedonase se kjo parti do të defaktorizojë shqiptarët, kjo është e pamundur.

Ajo që është e mundur është fakti se në rast të fuqizimit të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që sipas gjitha gjasave do të fuqizohet, kjo parti do të krijojë bllokada dhe pengesa në bazë të gjitha kompetencave dhe mekanizmave që do t’i posedojë që vendi mos të vazhdojë rrugëtimin evropian.

Maqedonasit kanë nevojë për një politikan ani-shqiptarë siç e kishin Nikolla Gruevskin, por tani shqiptarët nuk bëhen vasal të liderëve maqedonas sepse kanë ndryshuar rregullat e lojës tani partitë maqedonase po bëhen të varur prej partive politike shqiptare, dhe në realitet cila parti maqedonase dëshiron të fitojë pushtet duhet të ketë në bashkëpunim disa parti shqiptare, në të kundërtën dështojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit