I jepet lamtumira e fundit shqiptarit që u vra në Greqi, e motra: Zoti nuk ishte me të

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2023, 11:11

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit shqiptarit, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së martës në Athinë, Greqi. 39-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami me origjinë nga Delvina ishte duke parë një ndeshje në një lokal në Nea Joni, kur plumbat e bashkatdhetarëve i morën jetën.

Islami i cili ishte me profesion hidraulik do të përcillet për në banesën e fundit në vendin e tij të lindjes, Shqipëri. Motra e tij duke folur për mediat greke tha:

Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë, ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ai kishte shkuar për të parë një ndeshje futbolli dhe aty ku ishte ulur, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të. Ai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën, saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Shqiptari u vra aksidentalisht nga një grup shqiptarësh, anëtarë të një bande kriminale që kishin shkuar në lokal për t'u sqaruar. Sherri i tyre verbal degradoi në përdorimin e armëve dhe aty u qëllua edhe Islami i cili ishte ulur në tavolinë dhe po shijonte ndeshjen.

Shtatë shqiptarët e përfshirë në sherrin në Nea Joni dhe që shkaktoi vrasjen e bashkatdhetarit të tyre 39-vjeçar, mbeten të fshehur në Greqi pasi nuk kanë kaluar kufirin për në vendlindje. Pas të shtënave në kafenenë e rrugës Kastamonis, banda e shqiptarëve janë arratisur me një xhip luksoz argjendi dhe një mjet tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit