Tirana dikur ka qenë kryeqyteti i hapësirave të gjelbërta, por me urbanizimin situata ndryshoi. Pushteti shfrytëzoi popullimin e qendrës dhe në të sot janë ndërtuar në çdo cep kulla që mbajnë emrin e secilit oligark të fuqishëm të Shqipërisë.
Fushat u zëvendësuan nga “bisha” shumëkatëshe e u hodhën aq shumë para, sa gjelbërimi u kthye në pllaka gri betoni.
Kontributin më të fuqishëm në këtë proces e ka dhënë Erion Veliaj prej 8 vitesh. Kryebashkiaku i cili premtoi 0 leje ndërtimi para zgjedhjeve për bashkinë Tiranë, e ktheu kryeqytetin në pazar betoni se kush do të kapë cilën pjesë për të ndërtuar pallatin apo kullën e radhës.
Për të sfumuar në sytë e qytetarëve imazhin e kryebashkiakut të pangopur që ndan pazare me ndërtuesit e fuqishëm të Tiranës për kulla, Erion Veliaj mori iniciativën në ERTV dhe në ata TV që paguan me taksat e qytetarëve të Tiranës për të transmetuar kronikat me mbjellje pemësh, duke angazhuar këtu edhe lëpirësit e tij në estradë.
Veliaj ka vendosur të kombinojë betonin duke mbjellë pemë hekuri me ngjyrë të kuqe te mbikalimi pranë Pallatit me Shigjeta.
Aq shumë i është betonizuar syri kryebashkiakut sa është kthyer në daltonik dhe pemët e gjelbërta i ka zëvendësuar me pemë hekuri ngjyrë të kuqe.
Një qytetar i Tiranës është skandalizuar nga pamja kur dalloi disa punonjës bashkie të “prashisnin” pemët e hekurit që ngjajnë me sfurqe të stërmëdha të ngulura në tokë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.