Eskaloi Janushevi: “I kërkon ferr” djalit të Talat Xhaferit ndërsa për Xhaferin thotë se përdorë drogë !?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2023, 10:04

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Dizajn” për blerjen e autobusëve kinezë, me çka pati dëmtuar buxhetin për 5 milion euro, Igor Janushev, ka dërguar kërcënime në Kuvend: “Talat ose kushdo tjetër, po mi përmendi dhe njëherë fëmijët e mitur, nuk do të përfundojë mirë kjo gjë”.

Drejtori i NQP-së në kohën e Nikolla Gruevskit shtoi se nëse i pari i Kuvendit për të cilin dyshon se përdorë drogë – lirisht le t’i mbyllë dyert, të thirren shërbimet dhe e gjithë qeveria, informon zhurnal.“Sjellni teste droge, le të bëjmë test edhe për drogë edhe për alkool. Dhe të mos dalim derisa nuk marim rezultatet”, theksoi Janushev.

“Nëse, me atë që më the nëse kam problem me djalin e dikujt të dal jasht dhe të shihem, e nëse mendoje me këtë që të kryqëzojmë njohuritë tona juridike – atëherë jo jashtë, ja le të dalim në cilindo televizion le të krahasojmë dijen për problematikat juridike. Nëse mendoje për ndonjë përballje tjetër, nuk ka problem edhe për përballje të tillë, por jo jashtë dhe pa kamera, por para kamerave. Të mos del pastaj se nuk pash asgjë, më tepër ishin më pak ishin. Nuk ikim nga kjo”, tha Janushev.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit