Bum kërkesash për dasma pas pandemisë, shqiptarët deri në 250.000 € shpenzime vetëm për dekorin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2023, 07:53

Pandemia e vitit 2020 ndikoi në planet e shumë prej nesh pasi të gjitha duhet të shtyheshin ose të anuloheshin. Edhe dasmat, eventi kryesor dhe më i dashur i shqiptarëve u ndikuan nga kjo pandemi, e cila bëri që në vitet në vijim kërkesa për to të rritet në nivele të pazakonta.

Që nga vjeshta e vitit të kaluar kanë nisur kërkesat për planifikime dasmash dhe vijojnë edhe tani që jemi në muajin shkurt. Kompanitë kryesore të eventeve në Shqipëri pohojnë se rritja e kërkesës për organizim dasmash është ndikuar nga pandemia, pasi shumë çifte shtynë në kohë organizmin e ceremonisë martesore. Parashikimet janë që në vitin 2024, kërkesa të tejkalojë nivelin e 2019-s, për shkak të prenotimeve të shumta.

Ndërkohë, organizuesit e dasmave pohojnë se shqiptarët nuk kursejnë fare kur vjen puna te dekori i cili varijon nga 2,500 euro deri në 250,000 euro.

Rikuperimi i lartë i sektorit të eventeve dhe dasmave pas pandemisë ka shtuar edhe tregtimin e luleve. Sipas të dhënave të doganave në vitin 2022 janë importuar 6,3 mln copë lule të freskëta për buqeta. Krahasuar me 2021, importet u rritën 20% më shumë. Në raport me 2019-n, importet e luleve të freskëta (në copë) u shtuan 40%. Importet e luleve natyrale në vlerë sipas të dhënave të Doganave janë rritur 6% në 2022 krahasuar me vitin paraardhës. Në raport me periudhën para pandemisë 2019 rritja është 52%.

Sipas organizuesve të eventeve, vetëm për lulet që shërbejnë për dekor dasme, shqiptarët kanë shpenzuar deri në 90,000 euro. Vlera e buqetës së nuses varion nga vlerat 6,000 deri në 12,000 lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit