Andrew Tate: Brenda në burg falem dhe lexoj Kuran

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.02.2023, 07:26

Andrew Tate ka bërë një sërë postimesh në Twitter për të rrëfyer se sa produktiv është gjatë kohës që është në burg.

Tate “thumboi” këdo që është më pak produktiv se ai, duke pretenduar se ndjekësit e tij kanë zero justifikime kur krahasojnë jetën e tyre me jetën e tij.

"Unë jam në një qeli burgu. Kam liri jashtëzakonisht të kufizuar veprimi,"-shkruan ai. Çdo ditë bëj 500 squats, 500 pompa. Praktikoj teknikën e putrave të tigrit. Eci 10 km. Shkruaj dhe plotësoj mësimet për studentët brenda "Botës reale". Lexoj dhe i përgjigjem 100 letrave. Falem dhe lexoj Kuran."

Paraburgimi i Tate në një burg rumun kohët e fundit u zgjat edhe për 30 ditë të tjera pas hekurave, teksa autoritetet vazhdojnë hetimin kundër tij, vëllait të tij Tristan dhe dy grave.

Shpesh Tate në podkastet e tij sulmonte globalizmin dhe liderët botërorë dhe shumë mbështetës të tij besojnë se kjo çfarë po i ndodh është një mesazh që të mos bëjë njerëzit të revoltohen kundër sistemit falë fjalimeve të tij, por të vazhdojnë t’i mbajnë të nënshtruar brenda një “matriksi” ashtu si edhe ai vetë e quan, mekanizmin shtrydhës njerëzor të të pasursve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit