Diaspora ka dërguar 325 milionë euro nga BE-ja drejt Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2023, 21:22

Mërgimtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë dhe punojnë në BE në vitin 2021 kanë dërguar në vendin tonë 325 milionë euro, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Gjithsej, nga anëtaret e BE-së përmes transferimeve personale në vende të tjera të cilat nuk janë pjesë e BE-së janë dërguar 37,7 miliardë euro. Njëkohësisht në BE si të ardhura nga jashtë janë derdhur 13 miliardë euro.

Më së shumti rrjedhje ka nga Franca 12 miliardë euro, nga Italia 6,5, nga Spanja 6,3 dhe nga Gjermania 6,1 miliardë.

Nga vendet e rajonit, më së shumti në vendet e tyre dërguan kroatët 1,56 miliardë euro, pastaj mërgimtarët nga Bosnja dhe Hercegovina 1,47, bullgarët 1,15, diaspora e Kosovës 1,12, ajo Shqipërisë 1,04 miliardë, grekët 812 milionë, malazezët 300 milionë euro.

Daljet e eurove nga BE-ja tregojnë trend të vazhdueshëm të rritjes, dhe nga viti 2015 janë rritur për 47 për qind, që në vitin 2021 rezultoi me saldo negative për BE prej 24,7 miliardë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit