Italia: Në Mesdhe po shtohen anijet ruse, rreziku për incidente është i lartë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.02.2023, 19:07

Admirali Enrico Credendino, ka deklaruar në seancën dëgjimore para Komisionit të Mbrojtjes të Dhomës se në Mesdhe po shtohen anijet ruse, duke theksuar se rreziku për incidente është i lartë. Ndër të tjera, Credendino u shpreh se Rusia ka nisur një sjellje agresive duke rritur flotën e saj të anijeve në detin që lag dhe Shqipërinë.

Kreu i marinës detare tha se rusët i kanë hedhur sytë edhe nga deti Jon, duke paralajmëruar zhvillime të tjera.

Credendino tha se për të pasur siguri më të madhe, do të ishte e nevojshme të integrohen veçanërisht tre deri në gjashtë fregata anti-nëndetëse, dy anije kundërajrore, një aeroplanmbajtëse e dytë, një anije logjistike dhe dy nëndetëse.

Numri i anijeve ruse në Mesdhe është rritur. Kjo nuk përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin kombëtar, por shton ndjeshëm tensionet. Rusët kanë një sjellje agresive që nuk ishte e zakonshme në Mesdhe, e cila më herët ishte e dukshme vetëm në Baltik. Ka rrezik për incidente të mundshme dhe kur ndodh një incident të kësaj natyre, nuk dihet kurrë se si mund të përfundojë. Në Mesdheun, me shumë fluks, ekziston një ekuilibër i paqëndrueshëm. Nuk ishin parë kurrë katër grupe avionëmbajtësish të aleatëve: një Italian, një francez, një amerikan dhe anija amfibe spanjolle. Rusët arrijnë deri në Jon pa asnjë problem dhe mësyjnë detin Jon me një grup detar me tre anije moderne. Anija më moderne e Rusisë, ndodhet aktualisht në Afrikën e Jugut dhe posedon raketa hipersonike, të cilat nuk e dimë nëse janë efikase ose jo, por këtë do ta shohim. Ajo anije do të hyjë në Mesdhe. Situata është komplekse dhe turbulente. Rreziku për incidente është i lartë”, u shpreh kreu i marinës detare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit