“Mbiu” papritur në plazh, zgjidhet misteri i topit gjigant në Japoni?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2023, 14:54

Sfera misterioze metalike që u "mbiu" në një plazh në Japoni duke shkaktuar frikë tek vendasit mund të jetë thjesht një pjesë e pajisjeve të zakonshme detare.

Ky top metalik me diametër rreth 1.5 metër që u gjet në plazhin Enshu në qytetin bregdetar të Paqësorit të Hamamatsu i detyroi plazhistët të evakuohen menjëherë dhe autoritetet të nisin hetimet.

Por topi ka një ngjashmëri të habitshme me një vozë çeliku të bërë nga kompania kineze e ndërtimit të anijeve Nantong Yangfan. Kjo vozë përdoret për të drejtuar marinarët ose për të shënuar pozicionet në oqean. Kompania është e vendosur në provincën bregdetare të Kinës Jiangsu në Kinën lindore, duke mbështetur argumentet se sfera metalike thjesht u shkëput dhe lundroi në lindje drejt Japonisë.

Të martën, autoritetet japoneze vendosën skuadra për asgjësimin e "bombës" në vijën bregdetare mes frikës fillestare se mund të ishte një minë detare. Ata ndërtuan një perimetër prej 600 metrash rreth vendit të ngjarjes dhe penguan hyrjen e publikut. Por një rreze X e objektit zbuloi se guaska e saj metalike e ndryshkur ishte thjesht një shtresë e jashtme.

Nuk kishte asnjë indikacion se ishte një mjet vëzhgimi ose spiunazhi i vendosur nga armiqtë e afërt Kina dhe Koreja e Veriut. Hetuesit në vendngjarje morën disa fotografi të sferës dhe thanë se i kishin dërguar pamjet rojes bregdetare dhe forcave të armatosura për inspektim dhe ekzaminim të mëtejshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit