Shkoi të raportonte një vrasje, gazetari në SHBA vritet nga një 19-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2023, 14:22

Një gazetar, një grua dhe një vajzë 9-vjeçare kanë humbur jetën së fundmi në Florida, SHBA pas të shtënave me armë nga një 19-vjeçar.

Dylan Lyons, 24 vjeç dhe kolegu i tij i Spectrum News 13 po raportonin në një skenë vrasjeje në Pine Hills, Florida kur 19-vjeçari Keith Melvin Moses qëlloi ndaj tyre. Plumbat kapën edhe një vajzë të vogël 9-vjeçare e cila vdiq në vendngjarje bashkë me gazetarin Dylan Lyons dhe një grua, ndërkohë që kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

Lyons, i cili do të mbushte 25 vjeç muajin e ardhshëm, u qëllua në krye të detyrës. Gazetari iu bashkua ekipit të Spectrum News, më 13 korrik 2022 dhe kishte raportuar më parë për disa stacione lokale të Floridës pasi u diplomua në gazetari dhe shkenca politike në 2019.

Udhëtimi i Dylanit drejt gazetarisë u nxit nga dëshira e tij për të treguar histori që ndikojnë në komunitetet lokale. Gazetari i ri ambicioz, 24 vjeç, njihej si "një zë për të pazërit" dhe raportonte për histori të ndryshme në komunitetin e tij duke përfshirë krimin, politikën dhe çështjet sociale.

Një nga kolegët e Lionit, duke raportuar për vdekjen e tij, tha se e fejuara dhe familja e tij ishin në spital me të kur ai vdiq. Familja dhe miqtë e tij kanë nisur një GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e funeralit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit