Rindërtohet skema 3D/ Shqiptarët debatojnë, njëri nxjerr armën dhe qëllon 39-vjeçarin dhe e vret

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2023, 13:41

Mbrëmjen e së martës, në një lokal në Nea Joni në Athinë, Greqi u vra shtetasi shqiptar Pëllumb Islami.

39-vjeçari me origjinë nga Delvina ishte duke parë ndeshjen e Champions League kur u vra aksidentalisht pas një sherri mes bashkatdhetarëve. Mediat greke kanë rindërtuar skemën 3D të vrasjes së shqiptarit i cili ishte i ulur në një tavolinë tjetër, kur banda e shqiptarëve nisën të debatonin dhe të përdornin edhe armët. Në lokal shihet se kanë qenë vetëm 6 prej shqiptarëve, banakieri dhe shqiptari i ulur në një tavolinë tjetër.

Katër shqiptarët debatojnë me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre nxjerr armën e qëllon pa e ditur se ku shkon plumbi. Ky plumb ka prekur 39-vjeçarin Ismaili i cili ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes. Në vendngjarje policia greke ka gjetur 9 gëzhoja armësh të dala nga armë të ndryshme.

Deri më tani autoritetet greke kanë identifikuar vetëm 4 prej shqiptarëve që janë pjesë e bandës së rrezikshme. Ato kanë dhënë alarmin se shqiptarët mund të arratisen drejt Shqipërisë prandaj kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit