Në Paskuqan qytetarët dynden për patenta, Poliklinika punon vetëm me një okulist

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2023, 12:31

Dihet tanimë që nga 10 marsi i ardhshëm çmimi për pajisjen me leje drejtimi do të dyfishohet. Nëse deri më tani për t'u pajisur me një leje drejtimi të kategorisë B nevojiteshin 450 mijë lekë të vjetra, nga marsi çmimi do të jetë 850 mijë lekë të vjetra.

Të gjendur para një situate të tillë, aspak normale dhe të njoftuar shumë vonë, qyetarët iu janë drejtuar me urgjencë qendrave shëndetësore dhe poliklinikave për të marrë dokumentet e nevojshme për aplikimin për patentë.

Edhe në Paskuqan 2, në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 4 situata është kaotike pasi njerëzit janë dyndur për të aplikuar për patentë tani që çmimi nuk ka ndryshuar. Problematikë për qytetarët është fakti se në këtë poliklinikë punon vetëm një okulist dhe kjo ka krijuar radhë të gjata në një kohë që njerëzit vijnë nga Babrroi, Instituti dhe Paskuqani.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si grumbuj njerëzish, gra dhe kryesisht të rinj presin në radhë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të vazhduar më tej me procesin e aplikimit për lejen e drejtimit.

Mesazhi i qytetarit:

Qendra shendetsore Isa Boletini. te gjithe tek okulisti per patentat.!! qe nga babrroi paskuqani dhe instituti kte ukulist ka 1 tek.!! tmerr te jetosh ne shqiperi me kte shendetsi.!! Poliklinika e specialiteteve nr 4 Perball shkolles isa boletini

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit