Sot iu jepet lamtumira e fundit katër të rinjve që humbën jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Ferizaj – Shtime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2023, 14:12

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë gjithë vendin. Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi në rrugën Ferizaj – Shtime, saktësisht në vendin e quajtur Porodime, u mori jetën katër të rinjve Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar dhe Arsim Isufaj, ndërsa mbetën të lënduar rëndë një çift burrë e grua.

Familjarë, miq e të afërm do mblidhen sot për t’u dhënë lamtumirën e fundit katër viktimave.

Sipas njoftimeve të familjarëve, ceremonia mortore e dy anëtarëve të familjes Isufaj, Arsimit dhe Arlindit do të mbahet sot në orën 16:30 në varrezat e fshatit Mollopolc të Shtimes.

“Lajmrim: Miq shok dhe farefis varrimi i me te dashurve ton Arsimit dhe Arlindit behet ne ora 16:30 ne varrezat e fshatit Mollopolc-Shtime. Me pikllim te thell familja Isufaj”, thuhet në njoftim.

Në orën 17:00 do të bëhet varrimit i Armend Muhadinit. Ceremonia do të zhvillohet në varrezat e fshatiti Dremjak të Ferizajt.

“Me dhimbje te madhe dhe zemer te thyer , njoftojm Familjar , miqë ,shokë dhe dashamirë se Sot 23.02.2023 behet Varrimi i të ndjerit Armend Muhadini në ora 17:00 në varrezat e Fshatit Dremjak Afer Xhamis!”, thuhet në njoftimin e familjes Muhadini.

Në po të njëjtin vend dhe orë, do të varroset edhe Mergim Behluli.

“Me dhimbje te madhe dhe zemer te thyer , njoftojm Familjar , miqë ,shokë dhe dashamirë se Sot 23.02.2023 behet Varrimi i të ndjerit Mergim Behluli në ora 17:00 në varrezat e Fshatit Dremjak Afer Xhamis!”, thuhet në njoftimin e familjes Behluli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit