Azilkërkuesit do të pranohen pa intervista në Britani, po me shqiptarët çfarë do ndodhë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2023, 11:39

Rreth 12,000 azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar do të marrin statusin e refugjatit pa u intervistuar ballë për ballë nga përfaqësuesit e zyrave të emigracionit. Kjo masë e marrë nga kryeministri Rishi Sunak synon të lehtësojë ngarkesën e emigrantëve e cila sa vjen e shtohet.

Një lehtësim i tillë do të aplikohet vetëm për njerëzit nga Afganistani, Eritrea, Libia, Siria dhe Jemeni që aplikuan për azil përpara korrikut të kaluar. Një pyetësor prej 10 faqesh i Home Office do të vendosë për fatin e këtyre azilantëve. Zyra e Brendshme thotë se kjo nuk është një amnisti për azilin por do të thjeshtojë sistemin për pesë kombësi.

Zyrtarët thonë se do të vazhdojnë të kryhen kontrollet e zakonshme të sigurisë, por për herë të parë nuk do të ketë intervista kokë më kokë. Në vend të kësaj, azilkërkuesit e kualifikuar duhet të plotësojnë një formular dhe t'u përgjigjen deri në 40 pyetjeve. Pyetësori duhet të plotësohet në anglisht dhe të kthehet brenda 20 ditëve pune, ose Home Office mund të konsiderojë se kërkesa për azil është tërhequr. Megjithatë, zyrtarët thonë se do të ketë një njoftim pasues nëse nuk merret përgjigje dhe çdo aplikim do të shqyrtohet sipas meritave të veta.

Ndërkohë që vlen të thuhet se ky lehtësim nuk vlen për shqiptarët të cilët është thënë se do të intervistohen të parët në mënyrë që Home Office të përshpejtojë procesin e deportimit të tyre. Qeveria britanike e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurt dhe emigrantët shqiptarë të mbërritur me gomone si punonjës të grupeve kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit