Erion Veliaj: Uji në çezma është i pijshëm! Banorëve u vjen në çezma me shkumë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.02.2023, 11:37

“Uji që ju vjen në çezma, është i pijshëm”,-ka deklaruar kryebashkiaku Erion Veliaj dhe është pohuar nga kryeministri Rama në disa dalje publike.

Por si të veprojnë qytetarët e Mëzezit kur në çezmat e tyre uji i pijshëm vjen i shoqëruar me shkumë…?

Qytetari shkruan:

“Pershendetje JOQ, Mund ta pershkruani cfare lloj uji vjen nga tubacionet tona? Jo vetem ne cezme por dhe ne wc ishte uje me shkume. Behet fjale ne zonen e Mëzez, Kashar. Komshinjte kane te njejtin problem. Faleminderit”

Prej një dite e gjysmë ata shprehen se janë paralizuar nga të gjitha aktivitetet shtëpiake që përfshijnë ujin pasi vjen në ngjyrë të bardhë dhe të shkumuar.

Përsa i përket pyetjes se nëse janë e kanë raportuar rastin diku, ata shprehen: “Te themi te drejten nuk dime ku te ankohemi se sa here kemi pas raste te tilla sjane mar parasysh”.

https://youtube.com/shorts/yNIL8WMdZfg?feature=share

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit