5€ kalimi i një makine/ Bashkia nuk ndërton urë për 4 fshatra, pronarët e lundrës bëjnë ligjin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2023, 10:59

Infrastruktura vijon të mbetet një nga problemet kryesore që shqiptarët kanë që nga Vermoshi e deri në Konispol, cepi më jugor i vendit tonë.

Rrugët e pa asfaltuara, të dëmtuara, mungesa e urave, mbikalimeve dhe nënkalimeve janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen qytetarët. Këto probleme bëhen edhe më të dukshme kur privati merr para për mirëmbajtjen e tyre por asgjë nuk ndryshon.

Qytetarët në fshatrat Vrinë-Shëndelli-Xarrë-Mursia, të bashkisë Konispol thonë se prej 10 ditësh janë penalizuar nga një lundër e cila duhet t'iu shërbejë për kalim në ishullin e Ksamilit dhe Sarandë. Ata thonë se edhe pse çmimet për të kaluar me lundër janë stratosferike, shërbimi i ofruar nga privati është zero. Sipas qytetarëve për të shkuar në polici, spital apo për të kryer ndonjë shërbim tjetër duhet të përdorin rrugën tokësore e cila zgjat më shumë se një orë.

Por jo vetëm kaq pasi qytetarët janë të shqetësuar edhe për abuzimin që 3 pronarët bëjnë me çmimet. Qytetarët thonë se as turistët nuk e frekuentojnë zonën dhe nuk e përdorin lundrën vetëm prej çmimeve që janë tepër të larta dhe aspak normale për shërbimin e ofruar.

Ata janë ankuar disa herë në bashki dhe kanë kërkuar ndërtimin e një ure, por deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje hallit të tyre.

Mesazhi i qytetarëve:

Pershendetje joq jemi banor te bashkis Konispol fshati Vrine shendelli Xarre kemi 10 dit qe penalizohemi nga nje lunder qe nuk na sherben per kalim ne ksamil dhe sarande.nje urgjence nje polici apo nje sherbim duhet ti biem 1 ore me larg, Cmimet jane stratosferike, Sherbimi zero. Qe kur u prish sistemi, tre personat pronare vetem i zhvatin njerezit, Nje kalim nje veture 5 euro, Ca turizem presim ne, Skalojne turistat vetem nga cmimet, Cmimet i vendosin keta sa duan, Kane nje kas fiskale jashte funksionit, Jane ngritur njerezit ketkojne ure por me Kot, Nuk ka nderhyre shteti aty, Ne bashki Nuk bejme dot ure thone Vetem mund ta ngrim si problem. Se nuk vijn e turistat ne keto zona nga cmimi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit