Gjermania i dënon me burg të përjetshëm dy shqiptarët që vranë për gjakmarrje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2023, 10:45

Pas vrasjes fatale të një 46-vjeçari gjashtë vjet më parë në Visselhövede (rrethi Rotenburg), Gjykata e Landit Verden ka dënuar dy persona me burgim të përjetshëm për vrasje. Kryetari i trupit gjykues e pa si të provuar se të pandehurit 32 dhe 36-vjeçarë ishin të përfshirë në krim, ka thënë një zëdhënëse e gjykatës.

Megjithatë, në proces nuk u arrit të sqarohej se kush kishte shkrepur të shtënat. Të dy të dënuarit kanë kombësi shqiptare edhe i vdekuri ka qenë po ashtu shqiptar, shkruan dpa.de.Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, prokuroria publike paraprakisht kishte kërkuar edhe përcaktimin e peshës së veçantë të fajit. Ajo kishte folur në aktakuzën e saj për një “ekzekutim publik”. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirim për të dy të pandehurit.

Të shtënat vdekjeprurëse pranë një shkolle fillore në janar të vitit 2017 patën bërë bujë në gjithë Gjermaninë e më gjerë. Në mars të vitit 2018, një 23-vjeçar në atë kohë ishte dënuar tashmë për vrasje si drejtues i motoçikletës. Një i akuzuar i dytë qe shpallur i pafajshëm.

Sfondi i vrasjes është një akt dhune në Shqipëri. Aty, viktima e tashme e vrasjes kishte vrarë një burrë para një diskoteke në Tiranë, në vitin 201. Për këtë ai ishte dënuar me burgim në vendlindjen e tij, shumicën e të cilit e kishte vuajtur. Por pas kësaj, nga frika e gjakmarrjes ai qe arratisur me familjen në Gjermani. Prokuroria supozoi se dy të pandehurit, të cilët nuk ishin banues në Gjermani, kërkonin 46-vjeçarin për ta ekzekutuar, duke ushtruar kështu gjakmarrjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit