“Shëndetësia e Rilindur”/ Mjekët: S’ka fonde për kaldajat! Të sëmurët ngrohen me rezistencë mikroskopike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2023, 10:02

Çdo ditë qeveria me në krye Edi Ramën dhe ministren Ogerta Manastirliu reklamojnë dhe propagandojnë në rrjetet sociale "Shëndetësinë e Rilindur".

Por kjo shëndetësi që reklamohet kaq shumë dhe që thuhet se ofron kushte moderne duket se nuk është e tillë në realitet. Edhe pse jemi në muajin shkurt, muajin e fundit të dimrit në spitale kaldajat nuk ndizen pasi s'ka fonde.

Kështu ka deklaruar një qytetar nga Bajram Curri, i cili thotë se në urgjencën e spitalit "Isa Zllami" sistemi i kaldajave nuk punon. Pasi ka pyetur stafin rreth këtij "problemi", qytetari ka mësuar se qeveria nuk dhënë fonde për ndezjen e ngrohjes së spitalit.

Të gjendur në këto kushte dhe përballë temperaturave të ulëta, të sëmurët detyrohen të ngrohen me rezistenca të vogla elektrike, të cilat duhet thënë janë të rrezikshme pasi shpeshherë janë bërë burim zjarri.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje, kjo eshte ngrohja e urgjences te spitalit “Isa Zllami “ Bajram Curri. ska lek thane me punu nxemjen, qeveria sjep fonde thonë, te gjitha kaldajat jane akull

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit