Bekteshi: Kompanitë shkelën marrëveshjen për uljen e çmimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2023, 09:15

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ftuar në “Magazina Ekonomike” eklaroi se një numër i madh i kompanive kanë shkelur marrëveshjen me Qeverinë për uljen e çmimeve të produkteve bazë, në kompensim të rrymës së subvencionuar.

Sipas Bekteshit, Ministria e Ekonomisë ka pranuar raportin e Inspektoratit të Tregut dhe pas një analize përfundimtare nuk përjashton mundësin që dikasteri i tij t’i propozoj Qeverisë shfuqizimin e masës për subvencionimin e rrymës elektrike.

“Kemi pasur disa takime me Odat Ekonomike, në veçanti me sektorët të cilët kanë të bëjnë me prodhimin e produkteve bazë, ku të gjithë së bashku kemi ardhur në konkluzionin që Qeveria duhet të merr masa adekuate që në pjesën e energjisë elektrike tu ndihmojmë prodhuesve me qëllim që të kemi ulje të çmimeve të produkteve të cilat janë të theksuara në vendimin qeveritarë, siç janë: buka, vaji, testeninat dhe qumështi, në veçanti për fëmijët. Një pjesë e konsiderueshme e kompanive vendore, për fat të keq nuk e kanë respektua marrëveshjen xhentëlmene të cilën e kemi arritur midis Qeverisë dhe Odave Ekonomike. Ne kemi pranuar raportin si Ministri e Ekonomisë nga ana e Inspektoratit të Tregut, deri në fund të këtij muaji duhet të bëhet edhe raporti përfundimtarë”.

“Sipas të dhënave preliminare kemi që një pjesë të konsiderueshme të kompanive që shfrytëzuan masën për subvencionimin e rrymës elektrike, do të thoja mbi 60 diku deri në 70 për qind nuk e kanë respektua vendimin dhe i kanë mbajtur të njëjtat çmime, krahasuar me muajin nëntor, para se të hyjë në fuqi vendimi për subvencionimin e rrymës elektrike, andaj Ministria e Ekonomisë do t’i propozoj Qeverisë që të sjellim vendim për shfuqizimin e kësaj mase për subvencionimin”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit