VIP-at shqiptarë performues tek clubi i bandës shqiptare të vrasësve në Athinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2023, 09:17

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e 21 Shkurtit në një lokal në Athinë, Greqi pasi sherri i një bande kriminelësh agravoi në përdorimin e armëve.

Kjo bandë kriminale e cila konsiderohet si tepër e rrezikshme nga autoritetet greke është e përbërë nga 10-11 shtetas shqiptarë të përfshirë në zhvatje, trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore. Anëtarët e bandës thuhet se kanë lidhje me kriminelët e burgosur dhe iu shërbejnë atyre por jo vetëm.

Zona e tyre e veprimit është qendra e Athinës, pranë stacionit të Larisës, ndërsa selia e tyre është një club në Sepolia, nga ku banda ka marrë edhe emrin.

Erlis Salaj i cili konsiderohet si kreu i bandës thuhet se drejton clubin e natës në Athinë ku fton këngëtarë të njohur shqiptarë dhe jo vetëm. Në rrjetet sociale ai ndan foto të netëve me muzikë "LIVE" në clubin e tij por edhe foto me 'artistët' shqiptarë.

Mes tyre bien në sy fotot me reperat, Noizy dhe Stresi apo edhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit