Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që tronditi Kosovën dhe mbarë shqiptarët pasi katër persona humbën jetën mbrëmjen e kaluar.
Autoritetet lokale raportojnë se në aksidentin fatal që mori jetën e katër personave janë përfshirë dy automjete, ndërkohë që automjeti i tretë për të evituar përplasjen ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Në njërin prej automjeteve dyshohet se kanë qenë katër persona, ndërsa në automjetin tjetër të aksidentuar kanë qenë dy persona të cilët janë plagosur dhe aktualisht janë në gjendje të rëndë. Në mesin e të plagosurve është edhe një grua 27-vjeçare e cila është shtatzënë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rikujtojmë se viktimat e aksidentit tragjik janë: Arsim Isufaj, Arlind Isufaj, 21-vjeç, Mergim Behluli, 23-vjeç dhe Armend Muhadini, 39-vjeç. Dy prej viktimave janë nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes.
Arsim Isufaj dhe Arlind Isufaj nga Komuna e Shtimes mësohet se ishin xhaxha dhe nip me njëri-tjetrin. Ndërkohë që një viktimë tjetër ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.