Identifikohen 4 nga 7 shqiptarët që vranë 39-vjeçarin në Athinë, dyshohet se po arratisen drejt Shqipërisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2023, 07:59

Policia greke duket se ka rënë në “gjurmët” e autorëve të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Nea Joni, Athinë.

Autoritetet greke kanë njoftuar se katër nga shtatë personat e përfshirë në përleshjen ku mbeti i vdekur 39-vjeçari shqiptar janë identifikuar. Ato kanë dhënë alarmin se autorët mund të arratisen në Shqipëri dhe kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare. Njëkohësisht videot nga kamerat e sigurisë së dyqaneve të zonës po kontrollohen për të identifikuar menjëherë kriminelët dhe lëvizjet e tyre.

Viktima Pëllumb Ismaili kishte shkuar në lokal për të parë ndeshjen e Champions League kur plumbat i morën jetën. 39-vjeçari, i cili punonte si hidraulik dhe nuk ishte problematik për autoritetet, ai thjesht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar.

Pas ngjarjes së përgjakshme qëndron grupi famëkeq "L" që kontrollon klubet dhe drogën në qendër të Athinës. Banda “e ashpër” përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale “të rëndë” që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia, ndërsa disa prej tyre shfaqen si truproja në të gjithë Greqinë. Erlis Salaj akuzohet se është kreu i bandës së rrezikshme të shqiptarëve, ndërsa thuhet se në vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar ka qenë i përfshirë edhe Julian Qose.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit