Prostitucioni po ‘lulëzon’ në Prizren, bien në pranga të Policisë edhe pesë persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2023, 20:14

Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme, por më shumë ka pasur në rajonin e Prizrenit.

Për një rast të tillë që është zbuluar në këtë qytet, Policia ka kapur pesë persona, të cilët janë arrestuar të martën në mbrëmje, pas një hetimi të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Burimete sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se të arrestuarit të cilët janë shoqëruar në stacion policor, dyshohen se kanë kryer veprën kundërvajtëse të marrjes me prostitucion, ndërsa gruaja e dyshuar për këtë rast dyshohet se ka kryer vepër penale dhe ndaj saj është ngritur kallëzim penal.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prizren.

Kujtojmë se jo rrallëherë autoritet e vendit kanë raportuar për gra e burra që dyshohen për marrje me prostitucion, e mundësim apo detyrim për këtë vepër penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit