Nga korriku sërish me energji elektrike të lirë gjatë ditës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2023, 18:54

Vitin e kaluar, qytetarët kishin mundësi të përdorin energji elektrike më të lirë vetëm gjatë natës – nga ora 22:00 deri në 7:00 çdo ditë dhe gjatë gjithë ditës të diel.

Nga 1 korriku, qytetarët e Maqedonisë do të mund të shfrytëzojnë sërish rrymë të lirë gjatë ditës , nga ora 14:00 deri në 16:00. Këtë mundësi e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski. Por një vendim përfundimtar do të duhet të presë deri në fund të sezonit të ngrohjes. “KRRE e bartë vetë sistemin tarifor dhe tani po bëhen analiza nëse nga pikëpamja ekonomike mund të kthehet rryma e lirë gjatë ditës. Tani duhet të shohim sa do të jetë prodhimi vendor i energjisë elektrike dhe sipas njoftimeve të EEM-së do të rritet së paku 10 për qind”, thotë Bislimoski. Është analizuar edhe fakti që ka një numër të madh fotovoltaikësh të ndërtuar që kryesisht ndërtohen nga kompani të mëdha.

Tarifa e lirë ditore u hoq më 1 janar 2022, kur pati edhe rritje më të madhe të çmimit të energjisë elektrike me 9.48 për qind. Nëse do të kishte mbetur tarifa e lirë ditore, çmimi i energjisë elektrike do të duhej të rritej me 5 për qind shtesë, pra rritja do të ishte 14.23 për qind. Vitin e kaluar, qytetarët kishin mundësi të përdorin energji elektrike më të lirë vetëm gjatë natës – nga ora 22:00 deri në 7:00 çdo ditë dhe gjatë gjithë ditës të diel. “Tani, në periudhën kur rryma ishte më e shtrenjta, falë fotovoltaikëve, ne kemi energjinë më të lirë. Prandaj, është e mundur, nëse llogaritjet tregojnë kështu, të kthehet rryma e lirë ditore”, thotë kreu i KRRE. Sipas tij, përfitimin më të madh do ta kenë pensionistët që janë në shtëpi dhe që janë shumë të kujdesshëm se si konsumohet energjia elektrike. “Përveç kësaj, ata i paguanin faturat më rregullisht gjatë pandemisë Kovid dhe ruajtën likuiditetin e EEM-së”, thotë Bislimoski,raporton koha.mk.Në muajin janar, për herë të parë në 15 vitet e fundit, nga gjithsej nevojat për energji elektrike në Maqedoninë e Veriut, 87% është siguruar nga objektet e prodhimit vendas, ndërsa vetëm 13% është siguruar nga importi, thotë bashkëpunëtori i Qeverisë për energjinë, njoftoi Viktor Andonov javën e kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit