“Më thanë e vranë Janin”, rrëfehet e dashura e shqiptarit të vrarë në Mykonos: Më tha ‘Të dua’ dhe nuk folëm më

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.02.2023, 19:05

Pak ditë më parë në ishullin grek Mykonos u vra 34-vjeçari shqiptar Julian Kosova( Visar Dakrama) pas një sherri në një lokal.

E dashura e shqiptarit e cila ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike ka rrëfyer bisedën e saj të fundit me të dhe detaje rreth lidhjes së tyre. E reja e cila nuk do ta besojë vdekjen e tij e thërriste shqiptarin me shkurtimin "Jani":

Jani kishte zemrën e një fëmije të vogël. Ai ishte fëmija im, kështu e quaja. Reagonte si një fëmijë i vogël, vetëm për shkak të kokëfortësisë së tij. Ai ishte i mrekullueshëm. Të premten folëm për herë të fundit. Më tha të dua dhe u zemërua për diçka. Dhe për inat nuk folëm. Ai vetëm më tha se më do. Nga sa më thanë, atë natë ai u përlesh për një vajzë. Unë e njihja vajzën. Ai ishte kokëfortë, nuk donte që të më shqetësonte askush.

Për marrëdhënien që 34-vjeçari kishte me autorin, vajza tha:

Me autorin kemi qenë miq, e dija që komunikonin, që po flisnin... E dija, domethënë mbaj mend që në verë kishin dalë për të pirë. E dija që njiheshin dhe se nuk ka asgjë tjetër. Ai donte një jetë të re, nuk donte të ishte më në Mykonos, donte të vinte në Selanik, por nuk mundi. Kur isha në Mykonos, ai më tha ‘nëse largohem nga jeta jote do të kesh një plagë të thellë brenda teje’ dhe e bëri vërtet”.

E pyetur për mënyrën se si e ka marrë vesh ngjarjen e rëndë, vajza tha:

Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë që të “zgjohem” se po flija. Më thanë “e vranë Janin”. Mendova se po bënin shaka me mua, mendova se Jani po bënte shaka me mua. Nuk ishte një shaka. Më pas u informova nga disa të afërm të tij se kishte ndodhur vërtet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit