Humbi jetën sa mbërriti në Angli, ekspertiza zbardh vdekjen e stjuardeses shqiptare të “Air Albania”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.02.2023, 17:04

Në muajin dhjetor të vitit që sapo lamë pas në aeroportin Stansted të Londrës, humbi jetën stjuardesa shqiptare Greta Dyrmishi e cila ishte një anëtare e stafit të linjës ajrore "Air Albania".

Ekspertiza ka zbuluar se 24-vjeeçarja shqiptare po udhëtonte nga Tirana, për në Essex më 21 dhjetor, kur i ra të fikët papritur. Ndihma e parë dhe CPR(ringjallje kardiopulmonare) iu dha, por fatkeqësisht ajo vdiq. Mjekësia ligjore ka zbuluar se vdekja e Dyrmishit ka ardhur si rezultat i sindromës së vdekjes së papritur të të rriturve (SADS), e njohur si sindroma e vdekjes së papritur aritmike, “kur dikush vdes papritur nga një arrest kardiak, por shkaku i arrestit kardiak nuk mund të gjendet”.

Autoritetet angleze thonë se dy ambulanca, një automjet i ekipit të reagimit në zonën e rrezikshme dhe ambulanca ajrore Essex dhe Herts iu përgjigjën raporteve për një grua të sëmurë rëndë. mMichelle Brown, mjeke ligjore e zonës për Essex, tha se vdekja e Gretës do t'i nënshtrohej një hetimi të plotë e të thelluar. Ajo tha:

Kjo femër 24-vjeçare ishte pjesë e ekuipazhit të kabinës në një fluturim nga Shqipëria dhe ishte në pistë kur i ra të fikët dhe iu dha ndihma e parë bazë. Dhjetë minuta më vonë nuk kishte puls dhe CPR filloi. Mjekët e trajtuan atë dhe konfirmuan se ajo kishte vdekur. Një hetim pas vdekjes zbuloi se shkaku i saj i vdekjes ishte sindroma e vdekjes së papritur të të rriturve. Në kohën e incidentit, ajo ishte në pjesën e përparme pranë dyerve të një avioni në aeroportin Stansted.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit