Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Momenti kur 7 bashkatdhetarët largohen me shpejtësi me një “Jeep” luksoz

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.02.2023, 16:29

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në Athinë, Greqi. Pëllumb Islami u vra aksidentalisht pas një sherri me armë mes dy grupeve shqiptare. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë autorët shqiptarë të sherrit vrasës në Nea Joni janë arratisur me shpejtësi me një xhip të argjendtë luksoz drejt rrugës së Kymit.

Në një video të siguruar nga protothema.gr, automjeti shihet në momentin e arratisjes pak metra larg kafenesë ku ndodhi ngjarja e përgjakshme. Automjeti me të cilin u arratisën autorët është gjetur në orët e para të mëngjesit në zonën e Gyzit dhe është dërguar për ekspertizë në laboratorët e mjekësisë ligjore.

Hetuesit që po merren me këtë çështje përveç xhipit Cadillac që u gjet pranë kafenesë në rrugën Kastamonis, në zonën e Gyzit është gjetur edhe një Mercedes, i cili thuhet se është përdorur nga bandat. Të dyja mjetet e gjetura nga Policia ishin marrë me qira me të dhëna të rreme pasi thuhej se qiramarrësi kishte jetonte në qendër të Athinës.

Autoritetet kanë identifikuar shqiptarët e lidhur me bandën “aktive” në trafikun dhe “mbrojtjen” e saj. Sipas informacioneve të fundit, gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në kafene dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur. Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë dhe njëri prej tyre nxorri armën dhe qëlloi. Për pasojë, shqiptari fatkeq, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u grindën, mbeti i vrarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit