850 mijë lekë patenta në Shqipëri/ Në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi shumë herë më lirë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.02.2023, 14:53

Nëse një qytetar shqiptar kërkon të pajiset me leje drejtimi nga 10 Marsi i 2023 duhet të paguajë 850 mijë lekë të vjetra, pasi çmimi do të dyfishohet. Ky njoftim është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rugor, Bledi Gonxhe, i cili tha se kjo rritje çmimi do të eleminojë sekserët.

E turpshme ta dëgjosh këtë nga drejtori, i cili ka disa vite që qëndron në krye të patentave dhe nuk ka guximin të mbajë as përgjegjësi morale, për faktin se deri më tani kanë ekzistuar sekserët. Pra drejtori, hapur fare pranon se disa e kanë marrë patentën me lekë, me vetëdije të drejtorit, duke rrezikuar jetën e shqiptarëve.

Mirëpo, përveç kësaj le të hedhim një sy se si qëndron çmimi i marrjes së lejes së drejtimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Në Kosovë autoshkollat ofrojnë paketën bazë me 20 orë praktikë që kushtojnë deri në 200 euro. Bashkë me teorinë çmimi për patentën shkon në 300 euro. Ndërsa në Malin e Zi maksimumi i pagesës për marrjen e lejes së drejtimit arrin në vlerën 290 euro.

Në Maqedoninë e Veriut paketa ku përfshihet teoria dhe praktika për patentë të kategorisë B aktualisht kushton 400 euro. Ndërsa pritet që të shkojë në vijim deri në 700 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit