Gjobitet nga policia pse po vozite traktorin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2023, 18:55

Policia e Kosovës ka shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik për një qytetar, i cili ka qarkulluar me mjet motorik (traktor) në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, drejtuesi i këtij mjeti nuk posedonte fare patentë-shofer për këtë kategori të mjeteve.

“Njësia për Kontroll të Autostradave pas pranimit të informatës nga qytetarët se në autostradën “Ibrahim Rugova” është duke qarkulluar një mjet motorik (traktor), i cili sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor e ka të ndaluar lëvizjen në autostradë, Policia ka marrë masa të shpejta dhe ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë drejtuesin e këtij mjeti (traktor) me ç’rast ka rezultuar se drejtuesi nuk posedonte fare patentë shofer për këtë kategori të mjeteve ku i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik dhe gjithashtu nën përcjelljen e Policisë është larguar nga trafiku”, thuhet në komunikatën për media.

Policia tutje tha se me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm, të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit