Oligarku i Shëndetësisë Elvis Miri 2.6 Miliardë Lekë tendera, ish-kunata e Ramës i jep tjetër

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.02.2023, 13:33

Biznesmeni Elvis Miri, që njihet si oligarku i pastrimit, ka shtrirë tentakulat e tij në sektorin e Shëndetësisë. Me datë 21 shkurt ai ka nënshkruar një kontratë me drejtoreshën e QSUT, Albana Fico. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-56714-01-24-2023 dhe objekt “Trajtimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore anatomike të lëngëta dhe të ngurta, për QSUNT, për 12 muaj”.

Sërish Miri po merr në dorë një tender pastrimi, por që ka më shumë përgjegjshmëri dhe kërkon më shumë transparencë dhe profesionalitet. Por, si duket këto janë pikat më pak të rëndësishme për Ficon. Në këtë tender ajo është kujdesur se si fitues të shpallet firma që ajo ka dashur dhe sigurisht paratë në fund i ndajnë bashkë, pasi bëhet fjalë për 17 milionë lekë. Firma V.A.L.E. RECYCLING sh.p.k. e ELvis Mirit ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë për këtë tender. Dhe pa e zgjatur shumë, duke anashkaluar rregullat për konkurrencë të drejtë, Fico e ka shpallur fitues këtë firmë.

Tenderi është klasifikuar si kontratë me “Flamur të Kuq” nga Open Data Albania. Çka do të thotë se, kjo procedurë me shumë se mungese konkurrence në treg. shfaq opsione të formulimit të kritereve në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Që në këtë rast është kompania e Elvis Mirit. Ky tender ekspozon risk të lartë dhe cenon tregun.

Kujtojmë se tender me objekt të njëjtë V.A.L.E. RECYCLING sh.p.k. ka marrë pak më parë nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koco Gliozheni" Tiranë me drejtor Genci Hyskan. Tender i cili kapte vlerat 140 milionë lekë.

Ndërkohë nga të dhënat më poshtë shohim se në tre vitet e fundit ai ka përfituar 2.6 miliardë lekë tenderë vetëm për pastrim. Më së shumti janë tenderë për pastrimin e mbetjeve spitalore, edhe pse në fakt nuk e disponon lejen e veçantë për të marrë përsipër këtë shërbim.

Vlen të shtojmë se tenderët e pastrimit nga spitale Elvis Miri i ka marrë në shkelje të ligjit, për këtë cilësohet si oligarku i pastrimit. Ndërkaq, kompania V.A.L.E. RECYCLING” është cilësuar si një kompani e dyshimtë, duke pretenduar se pas saj fshihen personazheve të fuqishëm shqiptarë që preferojnë të qëndrojnë nga pas, që kanë mbuluar pastrimin e disa bashkive apo edhe eliminimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit