Sherr për motive të dobëta mes 8 personave në Divjakë, përdorën sende të forta dhe thika

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.02.2023, 11:16

Një sherr mes 8 personave është regjistruar sot në Divjakë. Konflikti mes shtetasve ka nisur për motive të dobëta, ndërsa anë përdorur sende të forta dhe thika. Policia ka arrestuar ndërkohë dy persona, një 35-vjeçar, për vrasje të mbetur në tentativë dhe një 28-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje, ka proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi u përfshinë në konflikt.

Policia Divjakë:

U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit përdorën sende të forta dhe mjet prerës, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me pasoja për jetën.

Vihet në pranga 35-vjeçari, për vrasje të mbetur në tentativë.

Në pranga dhe një 28-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë dhe 5 shtetas të tjerë dhe 1 shpallet në kërkim, pasi u përfshinë në konflikt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 35 vjeç, banues në Gradishtë, Divjakë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe shtetasin A. D., 28 vjeç, banues në Karavasta e Re, Divjakë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Këta shtetas, duke udhëtuar përkatësisht me automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, në fshatin Mëhallëz, Divjakë, kanë ndaluar automjetet dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës. Si pasojë e konfliktit, të dy këta shtetas janë dëmtuar dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për 5 shtetas të tjerë (pasagjerë në automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, konkretisht: T. K., 26 vjeç, banues në Babunjë, Q. H., 20 vjeç, R. Sh., 24 vjeç, të dy banues në Gungas, R. Ç., 18 vjeç dhe D. D., 18 vjeç, të dy banues në Muçias, Divjakë, pasi janë përfshirë në konflikt. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi F. C., 28 vjeç, banues në Muçias, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Audi”, automjeti tip “Benz” dhe 2 sende të forta (leva).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit