Boki 13 kërkon takim urgjent me prokurorin Islam Abazin, do t’i dorëzojë “bomba” për struktura të larta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2023, 11:14

Ekipi i avokatëve të Bojan Jovanovskit – Boki 13, informojnë se ai ka inicuar procedurë para prokurorit publik – Islam Abazi, shef i Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar. Më ditë 16 shkurt, Bojan Jovanovski, në formë të shkruar, ka kërkuar të takohet në afat sa më të shpejtë me Islam Abazin, në prezencë të mbrojtjes së tij, avokatit Vlladimir Tufegxhiq dhe Sasho Dukovski, përshkak se ka potencuar se ka besim te prokurori publik. Bojan Jovanovski në letër deri te prokurori publik ka theksuar denoncime penale në procesverbal të cilat kanë të bëjnë me persona të lidhur me korrupsion, me veprime kriminale dhe të dënueshme nga strukturat më të larta shtetërore nga sfera politike, gjyqësia, elita e biznesit dhe persona tjerë të cilët ishin bashkë në veprim.

“Njoftojmë opinionin se fillon një proces serioz dhe senzitiv, aq më tepër që Bojan Jvoanvoski gjatë dorëzimit të denoncimeve penale në procesverbal do t’i dorëzojë dëshmitë në denoncime, ndërsa dëshmitë që i posedon janë në forma të bisedave të inçizuara, transkripta, mesazhe, fotografi dhe video (bomba), siç është cekur edhe në kërkesën deri te prokurori publik nga ana e Bojan Jovanovskit”, thuhet në njoftim.

Avokatët e Boki 13 informojnë se od të shpërndahen informata për procesin e filluar dhe thërrasin opinionin me vëmendje të ndjekin procesin, përshkak statusit dhe gjendjes së dorëzuesit Bojan Jovanovski.

Apelojnë se pas fillimit të këtij procesi, ai do të jetë i ekspozuar ndaj torturave intenzive, presioneve dhe kërcënimeve, e prej këtu thërrasin në mirëkuptim dhe mbështetje nga opinioni i gjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit