Qeveria na la vetëm përballë Covid-19, shqiptarët shpenzuan 350 milionë euro në një vit për shëndetësinë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 22.02.2023, 10:59

Shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë qartë se shqiptarët paguan gjithçka nga xhepi i tyre për të përballuar pandeminë Covid-19 dhe shteti i la në mëshirë të fatit, pa arritur të mbulojë të gjitha infektimet dhe pajisjen me medikamentet e nevojshme.

Madje në periudhën e pandemisë kishte një mosbesim aq të madh ndaj shtetit tonë të korruptuar, sa njerëzit kishin frikë të shtroheshin në Spitalin Infektiv, pasi e shkuara kishte treguar se mjekësisë sonë nuk është se u intereson shumë të kujdesen për vëllezërit e tyre shqiptarë, nëse nuk “kërcet” leku në anën tjetër.

Kështu, shqiptarët, dikush prej panikut dhe dikush prej gjendjes së rëndë shëndetësore, shpenzuan plot 350 milionë euro për shëndetësinë në vitin 2021, kur ishte edhe kulmi i pandemisë. Në krahasim me mesataren e 2018-2019, kur vendi ishte në një periudhë normale shëndetësore, të ardhurat pothuajse janë dyfishuar.

Këto shifra të mëdha janë ndikuar edhe nga rritja e madhe e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve mjekësore, teksa edhe ekzaminimet dhe analizat që kanë bërë shqiptarët brenda harkut të një viti kanë shënuar një rekord. Për herë të parë i lamë mënjanë shërbimet e makinës dhe u përqendruam te shëndeti ynë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit