LSDM: VMRO-DPMNE dhe e Majta po nxisin konflikte ndëretnike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2023, 09:48

VMRO-DPMNE është e dëshpëruar dhe kështu bëhet gjithnjë e më radikale dhe më ekstreme në paraqitjet e saj. Gjithçka që bën kjo parti është gara për ekstremizëm me partinë tjetër “E Majta”, të cilës i është bërë rob. Në këtë drejtim është edhe pohimi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, i cili nga Kuvendi kërcënohet me luftëra dhe konflikte. Kështu thuhet në komunikatën e sotme për media të LSDM-së.

Nga kjo parti shtojnë se në vitin 2023, përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së kërcënohen me luftëra dhe konflikte, gjë që e konfirmon shkallën e dëshpërimit dhe dobësinë në partinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski.

“VMRO-DPMNE dhe e Majta janë të gatshme të shtyjnë shtetin në kaos dhe prishje të rendit, në konflikt ndëretnik, ata u përpoqën ta bëjnë këtë edhe gjatë kohës së propozimit evropian, edhe tani kur shteti përsëri është para vendimeve kyçe, ata përsëri kërcënohen.

Por sado që të dëshirojnë skenare të tilla, LSDM, qytetarët, të gjitha forcat demokratike nuk do të lejojnë kjo të ndodhë. Destruktimet dhe kërcënimet e VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës përsëri do të mposhten”, thuhet në kumtesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit